Mungoi në Kuvend për ‘McGonigal’, Rama: Histeri e drejtësisë së non-gratave! SHBA s’ka akuza. Opozita me figura të diskretituara

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në Twitter në lidhje me çështjen McGonigal.

Ndonëse Rama ishte thirrur në një interpelancë nga deputetët e PD-së, ai ka munguar, duka ia deleguar këtë ‘detyrë’ ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Në një reagim në ‘Twtter’ Rama thekson se skenat në sallën e Kuvendit janë histeri vetëgjyqësie politike.

Postimi i plotë:

Një abuzim total me lirinë e fjalës, me të vërtetën, me publikun, në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu!

Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike,mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim.

Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT