Nga importi te Dhoma e përbashkët e Tregtisë, kryeministri i Japonisë tregon çështjet që ra dakord me Ramën

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida në konferencë të përbashkët me kryeministrin, Edi Rama tha se mes dy vendeve janë vlerësuar bashkëpunimet në disa fusha, duke nisur nga importi i tonit nga Shqipëria dhe ngritja e një dhome tregtie Shqipëri-Japoni.

“Unë pata një takim më herët me zotin Rama ku shkëmbyem drejtpërdrejtë në mënyrë të sinqertë pikëpamje për marrëdhëniet dypalëshe si edhe për çështje të ndryshme të bashkësisë ndërkombëtare.

Gjatë takimit tonë, ne ramë dakord të dënojmë me forcë agresionin rus kundër Ukrainës, që është një shkelje e qartë e të drejtës ndërkombëtare, që dhunon dhe cënon sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Unë shpreha se si vendi i vetëm që ka vuajtur shkatërrimin e bombardimeve atomike gjatë luftës,  Japonia kurrë nuk mund të pranojë kërcënimet ruse për armët bërthamore e jo më përdorimin e tyre.

Duke punuar në partneritet me shoqërinë ndërkombëtare ne do të vazhdojmë të përçojmë një mesazh të qartë për këtë. U shpreha po kështu se Japonia në presidencën e G7 këtë vit të ushtrojë udhëheqjen e saj për të hartuar sanksione të ashpra Rusisë dhe për t’i dhënë ndihmë Ukrainës.

Ne ramë dakord se vendet tona duhet të vazhdojnë të punojnë ngushtë përfshirë rezolutën që do të nxirret nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Më tej, në fushën ekonomike në bëmë një vlerësim të situatës të marrëdhënieve midis dy vendeve duke përfshirë edhe importin e tonit nga Shqipëria në Japoni, gjithashtu edhe ngritjen e Dhomës së Tregtisë Shqipëri- Japoni. Jemi shpresëplotë që me vizitën e kryeministrit Rama këtë herë do të kemi një nxitje të të eksporteve nga Shqipëria si dhe investimeve nga Japonia.

Realizimi i paqes dhe prosperitetit rajonal në Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, është e rëndësishme jo vetëm për Evropën, por për bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi, përfshirë Japoninë.

Nga ky këndvështrim nisma për bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor, Japonia synon të forcojë mbështetjen tonë për reformat enga vendeve të Ballkanit Perëndimor në përpjekjen e tyre për t’u bashkuar, për t’u anëtarësuar në BE dhe do të vendosë një ambasador përgjgjës për Ballkanin Perëndimor.

Pas kësaj konference për shtyp, me kryeministri Rama do të diskutojmë gjatë darkës për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Japonisë dhe rolin që ka Shqipëria për pajtimin etnik.

Ne do të diskutojmë mjedisin e vështirë në paqësor dhe në rajon.

Synoj që t’i shpjegoj Kryeministrit strategjinë kombëtare të sigurisë që ka miratuar qeveria jonë duke njohur këtë situatë aktuale dhe në fakt mësova që ai gjatë takimit pra, e kuptonte ose më mirë e dinte një gjë të tillë. Unë shpresoj që përmes vizitës së zotit Rama ne të forcojmë bashkëpunimin midis dy vendeve. Faleminderit shumë zoti Kryeminsitër”, u shpreh kryeministri i Japonisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT