Nikolla përjashtoi Bardhin, Kryemadhi: E hoqi se i tha kukull, po s’është fyerje, i themi dikujt kur je e bukur

Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar për përjashtimin e Gazment Bardhit nga Kuvendi.
“Sot seanca tregoi që s’ka më demokraci, s’ka institucion dhe as sistem hibrid. Këtu ka diktaturë të injorancës dhe politike.
Paratë e shqiptarëve janë paguar për McGonigal. Me paratë që kanë dalë nga xhepat e qytetarëve për agjentin.
Sot tregoi që s’ka parlament, kemi një kryetare që përjashtoi Bardhin se i tha kukull dhe u fye, por ne kur i themi dikujt je e bukur i themi kukull, s’është fyerje.”- tha Kryemadhi.