Noka: Ia tregojmë ne Ramës më 11 shkurt, as në Surrel s’do fshihet dot. Të gjejë vrimë e të futet

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka thotë se protesta e 11 shkurtit do të jetë nisja e revoltës së qytetarëve.

Sipas tij, kryeministri Rama nuk do të gjejë paqe as në shtëpinë e tij në Surrel. I ftuar në emisionin “Frontline”, Noka tha se vetëm banda e Rilindjes nuk kanë arsye për të protestuar.

Noka: Lumin e njerëzve nuk ka shesh që i mban. Jemi duke nisur një revolucion. Nëse Rama nuk jep dorëheqjen nuk do të gjejë paqe as në Surrel. Nuk ka paqe. 

Do ta shohim çfarë do të ndodhë. 11 do jetë dita e parë e shpërthimit të revoltës. Të gjitha opsionet janë të hapura në tavolinë, edhe mosbindja civile.

Nuk ka orar dhe afat, sipas ligjit ne vetëm njoftojmë nuk i kërkojmë leje askujt. Kemi sjellë demokracinë që mos të marrim leje kur protestojmë. 

Vetëm Rama, banda që quhet qeveri e Aldat e qeverisë, vetëm këta nuk kanë arsye për të protestuar, vetëm derrat e majmë të Rilindjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT