Nuk kanë fund skandalet në Kuvend! Deputeti kapet duke parë PORNO në mes të debatit

Duket se skandalet nuk kanë fund në parlamentin serb, pas përplasjeve të fundit fizike.
Media serbe ‘Blic.rs‘ ka bërë publike disa foto të një deputeti në sallën e Kuvendit, i cili shihet duke qëndruar në telefon e duke parë filma për të rritur, teksa Kuvendi ishte në mes të debatit për planin evropian për Kosovën.
Në foto shihet qartë se si deputeti i ulur në stolin e parlamentit shikon në celular videon, duke mos i kushtuar vëmendje kolegëve të ulur pranë tij.
Edhe pse fytyra e tij nuk duket në video dhe identiteti i tij nuk mund të përcaktohet me siguri, media serbe thotë se në Twitter thuhet se ai është Zvonimir Stevic, deputet nga Partia Socialiste e Serbisë.
Debati për Kosovën në Kuvendin Kombëtar u zhvillua ditën e enjte dhe të premten, më 3 dhe 4 shkurt.