“Orët e fundit të Ramës”, Goxhaj tallet me Çim Pekën: E mban mend kur na thoshe bashkë me Lulin, Rama s’është më kryeministër

Pas nisjes së hetimeve në SHBA ndaj ish-agjentit të FBI, McGonigal, ku ndër të tjera përmenden edhe disa takime të tij me kryeministrin Edi Rama, opozita ka kaluar në ekstazë.

Berisha, Meta dhe njerëzit e tyre thonë se Edi Rama nuk shpëton dot këtë radhë, pasi ka punë me drejtësinë amerikane (edhe pse në fakt, nuk ka asnjë akuzë dhe asnjë hetim ndaj Ramës, pasi nuk ka asnjë fakt që ai ka kryer ndonjë veprimtari të paligjshme me McGonigal”.

Po përsëritet pak a shumë një histori që e kemi parë edhe disa herë të tjera, kur opozita shpallte rrëzimin e Edi Ramës, si atëhere kur në pushtet erdhi Donald Trump (që sipas këtyre të opozitës do hakmerrej kundër Ramës, pasi ai e kishte sharë në television).

Por deri më tani asgjë nuk ka ndodhur, aq sa dhe vetë Altin Goxhaj, një kundërshtar i egër i Ramës dhe aleat i Sali Berishës, ka filluar të tallet me opozitën, që deklaron se këto janë orët e fundit të Ramës.

“Titulli i emisionit të Çim Pekës: Orët e fundit të Edi Ramës.

Mu kujtu Luli&Çimi: Sot Rama nuk është më kryeministër”, shkruan me ironi Goxhaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT