Përjashtimi për 10 ditë, Berisha: Ne nuk e lëshojmë parlamentin, do bëjmë betejë, Rama të përgatitet

Ndonëse Kuvendi ka vendosur që ta përjashtojë për 10 ditë, Sali Berisha nuk dorëzohet dhe thotë se do të kenë betejë.

“Ne nuk e lëshojmë parlamentin, do bëjmë betejë në parlament dhe të bindim çdo shqiptar se aty jemi të gatshëm për çdo sakrificë për të mbrojtur votën e tyre.

Nuk e lëshojmë ne parlamentin, le të marrin çdo masë, le të sillen si të duan. Ne aty do mbrojmë interesat e kombit shqiptar.

Ndaj dhe ta harrojnë ata se përjashtuan 5, po ju jeni të tjerë sa 15 më shumë. Të përgatitet Rama se lojërat me Alibashën, se keqpërdorimi i Lindës nuk do ia zgjidhin dot problemet atij.

Ai parlament ka parë të gjithë llojet e kryetarëve, por kurrë si ajo nuk ka ekzistuar aty”,

Back to top button
LAJMET E FUNDIT