Përse Sali Berisha gjithnjë e më shumë është duke përmendur SHISH-in?

Nga Muhamed Veliu
Sali Berisha gjithnjë e më shumë është duke e përmendur SHISH në deklarimet e tij publike. Një prej burimeve të mija në inteligjencën shqiptare më tha se:
“Në aparatin Qendror të SHISH në Tiranë ka shumë lëvizje. Disa drejtor që konsideroheshin të paprekshëm që nga koha e Visho Ajazit dhe Helidon Bendos e të palëvizshëm, tashmë kanë lëvizur.
Zëvendës drejtori Kanushi, po i transferon në detyra periferike. Ata që po ndjehen të rrezikuar, i shkruajnë Berishës.
Më pas Berisha i përdor në konferenca për shtyp, Kjo është diçka e pritshme duke parë situatën në SHISH.
Berisha ndjehet i rrezikuar pasi nuk ka kush i kalon informacion të klasifikuar tashmë që ka nisur fushata lëvizjeve.
Është vënë nën dyshim për dërgime informacioni Berishës, një punonjëse e SHISH në departamentin………, e punësuar që në kohën e Visho Ajazit”……..tha një zyrtar i SHISH
A.I drejtor i departamentit më të rëndësishëm në SHISH, atij të kundra-zbulimit është çuar inspektor në Vlorë.
Si inspektor i thjeshtë në Tiranë shkon G.B, ish- drejtor i Drejtorisë të Sigurisë së Personelit.
R.C nga drejtor anti-terrori është emëruar inspektor i thjeshtë në Dibër.
E.L, drejtor i spiunazhit, është transferuar specialist drejtoria e personelit.
E.M, ish- drejtor kabineti i Helidon Bendos emerohet inspektor ne Sarande.
E. B nga drejtoreshë e institutit kalon tek kartoteka
F. A, drejtori per Tiranen transferuar ne Fier.
Ka dhe disa punonjës problematikë.
J.R drejtor i një dege, investim direkt për t’u punësuar në SHISH nga një eksponet i botës së krimit me inicialet K.M
-Nipi i kapur në 2008 me 1 kg kokainë kur ai ishte drejtor kundra nakotikëve
-I vëllai banues në një shtet fqinj me Shqipëri i skeduar me informacion A1 si i përfshirë në trafik droge
-Kunati i kapur me shtëpi bari në një vend të BE-s me 450 rrënjë kanabis.
-Kërcënuar një drejtor hipoteke në këtë qytet pasi bashkëshortja ishte vënë nën hetim për aferë korrupsioni.
-Kërcënon bizneset me dosje, nëse nuk paguajnë do ti coj në prokurori
E. L, departamenti narkotikeve
-Lidhje me një grup kriminal në Shkodër drejtuar nga E. B në shitjen e drogës
-Me armën personale të punës ks kërcënuar xhaxhallarët për çështje pronash dhe një vreshti.
-Emri tij del në një përgjim telefonik mes një bosi krimi dhe ushtarit të tij me inicialet L.Z i cili i thotë:
“E.L po na shet tek të tjerët”
T.P, ish- drejtor në këtë qytet, sot në aparatin qendror lidhje me një familje kriminale në këtë qytet.
Drejtori kësaj drejtorie A. A mbyll probleme sepse është i lidhur me njerëzit e krimit. I vëllai oficer policie ndihmoi në mos kapjen e një prej subjekteve të operacionit “PLUMBI ARTË” me inicialet D. C. Pjesë e dosjes Dumani.
K. M, një bos krimi mundi të punësojë në degën rajonale të SHISH një vajzë e cila sot punon në një drejtori të rëndësishme në aparatin qendror, me një volum të madh informacionesh sekret. Babai kësaj zyrtareje me lidhje të forta me njerëz në trafikun e drogës. Shqetësimi zyrtarëve lokal të SHISH nuk është marrë në konsideratë.
Emërimi saj nga Visho Ajazi, në kundërshtim me rregulloren pasi nuk kishte vitet e duhura për tu emëruar drejtore.
Në SHISH ndërkohë ka dhe raste korrupsioni.
K.P bashkë me disa persona të tjerë të mos ndëshkuar me kallëzim në prokurori për abuzime disa mijëra euro, me dietat dhe pagesat e burimeve të informacionit.
E. G, drejtori më jetëgjatë një drejtorie sponsorizuar nga një vend aleat për abuzime me fondet thjesht larguar nga SHISH e jo kallëzuar në prokurori.
Një drejtor i rëndësishhëm departamenti krimeve ekonomike përdorte informacione të marra nga terreni për gjobvënie-larguar-jo kallëzuar prokurori
Çfarë duhet të ndryshojë në SHISH?
1-Ndryshimi ligjit përshtatja me situatat aktuale.
2-Rishikim urgjent i pagës të punonjësve.
3-Përmbysje e piramidës aktuale, më shumë person në terren më pak në aparatin qendror.
4-Ndryshimi kulturës të pandëshkueshmërisë (pra jo Vetëm largim nga puna për ata që kapen me shkelje por kallëzime penale.
5-Nepotizmi
Por problem ka dhe në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes.
Nga viti 2016-2023 janë ndërruar 6 drejtorë të përgjithshëm dhe 5 drejtorë kundra zbulimi.
Kjo brenda AISM shihet si kthim i këtij institucioni në trampolinë për të marrë gradën e gjeneralit.
Shumica drejtorëve në AISM janë emëruar jashtë cdo kriteri duke shkelur ligjin.
Të gjithë drejtorët e AISM pas 2016 s’kanë kursin bazë të SHISH sikurse ish drejtorët e kundra zbulimit përvec ish drejtuesit të fundit të kundrazbulimit i dorhequr pak kohë më parë.