Rritje e frikshme/ Bilanc lufte nga tërmeti tragjik, mbi 20 mijë të vdekur në Turqi dhe Siri

Numri i viktimave nga tërmetet tragjike në Turqi dhe Siri vijon të rritet me kalimin e orëve.

Sipas raportimeve nga autoritetet vendase, numri i viktimave ka kaluar në 20 mijë në të dy shtetet.

Emergjencat Civile në Turqi raportojnë se numri i viktimave deri më tani është 17.134, teksa vijojnë operacionet e kërkimit.

Ndërsa në Siri janë raportuar 3.162 viktima. Ndërkohë kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka njoftuar dërgimin e ndihmave në Turqi.

Sipas BBC, ai ka dërguar veshje, çadra dhe jorgane e batanije për qytetarët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT