Sali Berisha vendos “bast publik” me Andi Bushatin: Tre bashkitë e sigurta që PD i fiton

Sali Berisha deklaroi se në zgjedhjet lokale do e fitojnë Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin.

Madje ai vuri bast publik me Andi Bushatin.

“S’i gënjej njerëzit, i them se do fitojmë. Erion Veliaj është sot njeriu më i diskretituar,” – u shpreh Berisha.

Ai u kundërshtua nga Andi Bushati i cili tha se një njeri si Veliaj që edhe në ekranet që mbështesin opozitën duket si i dashur dhe manipulon në atë mënyrë, është i pamundshëm.

“Ai me ekranet, ky i yni me qytetarët,” – iu përgjigj Berisha, sipas të cilit Erion Veliaj nuk takon dot asnjë qytetar dhe i përzgjedh ata që iu del përballë.

Berisha i bëri me dije gazetarit Bushati se do të jenë po në të njëjtën studio kur opozita të fitojë ato tre bashki.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT