Shpërthen Balla: Turp për PD-në që ka një kandidat si Fredi Beleri, antishqiptar i dënuar për sulmin me armë në 1994

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla,  gjatë një konference për shtyp sërish i është kundërvënë Partisë Demokratike që mbështet PPDNJ, e cila i ka lënë zonë të lirë kandidatit për kryetar bashkie në Himarë, Fredi Beleri.

Balla është shprehur se Beleri është një person i dënuar me vendim gjykate për masakrën e Peshkopisë.

Balla e konsideron këtë lëvizje të Berishës si një turp ku merr Belerin dhe e fut në listën e tij për të kandiduar.

“Që Sali Berisha, do të vinte dita të kandidonte këtë soj, nuk është se nuk pritej. Unë do të vazhdoj ta ngre këtë çështje, mendoj që….ky është kandidati i Foltores apo jo se këta kanë dy kandidatë. I drejtohem çdo demokrati, është në turpin tuaj që PD-ja të ketë kandidat një person si ky, të dënuar nga gjykata për një çështje që besoj se të gjithë biem dakord që ka qenë një ngjarje e rëndë. Merrni pak deklaratat e Berishës në vitin 1994. Turpi është çfarë ka thënë atëherë dhe çfarë bën në 2023-shin, e merr këtë njeri dhe e fut në listën e tij për të kandiduar”, shprehet Balla.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Beleri ka theksuar se pavarësisht sulmit nga Balla asgjë nuk e ndalon nga gara elektorale më 14 maj.

Sipas tij, Balla po tenton që t’i njollosë emrin duke tentuar gjithashtu që të manipulojnë opinion publik me shpifje./ CNA.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT