Shpresa nën rrënoja, shpëton vajza 10-vjeçare në Turqi pas 147 orësh

Një vajzë 10-vjeçare u shpëtua nga rrënojat në provincën Hatay të Turqisë jugore 147 orë pasi tërmeti shkatërrues i së hënës goditi vendin.

Ekipet e kërkim shpëtimit janë tronditur nga gjendja e vajzës e cila fatmirësisht është në kushte të qëndrueshme jetësore dhe po merr mjekimin e duhur në spital.

Sipas personelit, personat që gjendet nën rrënoja edhe pas 6 ditësh nga tërmeti janë prova se mrekullitë ekzistojnë.

Një tjetër i mbijetuar, një burrë 35-vjeçar i identifikuar si Mustafa Sarıgül , u shpëtua nga rrënojat e një pallati gjashtëkatësh në të njëjtën provincë të dielën.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri ka arritur në të paktën 33,192.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT