“S’i binte violinës në tallava të kishte 500 mijë €”- Debat për pasurinë e Klosit

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi, u përfshi në një debat me avokatin Gentian Rumano në lidhje me pasurinë e ish-zyrtares Alda Klosi.

I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, Rexhepi tha se po të ishte ai prokuror i çështjes, do të kishte arritur ta zbardhte atë për 1 javë dhe do të çonte përpara drejtësisë të gjithë personat e përfshirë.

Sipas tij Alda Klosi mund të jetë e përfshirë tek abuzimet me fondet e Rindërtimit.

Ndërkohë që avokati Rumano tha se vjedhja në shuma prej 500 mijë eurosh nuk mund të bëhej nga një zyrtare e rangut të Alda Klosit.

Pjesë nga debati:

Artan Rexhepi: Unë nuk jam gjyqtar por kjo çështje në dijeninë time nuk e kalonte javën pa u zbardhur. Dhe të shkonin të gjithë personat përgjegjës përpara drejtësisë.

Gentian Rumano: Nuk mund të jetë kështu, ka nevojë për hetime çështja! Nuk është e vërtetë.

Rexhepi: A nuk është përfolur rryshfeti për rindërtimin për termetin? Do mbyllim sytë për këtë?!

Rumano: Mendoni se marrja e ryshfeteve prej 500 mijë euro do shkonte në nivelin e një zyrtareje në rangun e Alda Klosit.

Artan Rexhepi: Po 500 mij € çfarë bënte Alba Klosi nuk i ka rënë violinës në tallava. Ka marrrë nga 20 mijë euro nata i bie?!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT