VIDEO/ Sukseset nuk kanë të ndaluar! Boksieri shqiptar nokauton kundërshtarin francez për 10 sekonda

I riu me origjinë nga Shqipëria, boksieri Bernardo Sopai mbrëmjen e shtunë, shënoi një fitore me nokaut për vetëm 10 sekonda, duke e mbrojtur titullin në kategorinë bantam në serinë e MMA-t, Fight Club Rush.
Bernardo e rrëzoi kundërshtarin francez Julien Lopez brenda dhjetë sekondave me një të djathtë të fuqishme. Për shqiptarin, kjo ishte fitorja e 10-të në MMA, karshi dy humbjeve e një barazimi, teksa francezi Lopez ka pësuar humbjen e tretë karshi 5 fitoreve e një barazimi.
Boksieri shqiptar vetëm 22-vjeç, shënoi në karrierën e tij, një tjetër sukses, pas asaj ku u shpall kampion i peshave të lehta bë FCR (Fight Club Rush). Para 6 muaj shqiptari pati një ndeshje të fortë me boksierin Karlen Minasian, ku të dy garonin për titullin e kampionit në eventin kryesor të FCR 13 në Stokholm të Suedisë, por Sopai arriti të triumfojë.