Vdekja 22 vjeçares keniane, shpërthen deputeti i PD: Turp për plehrat e SPAK! Po sikur…

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka bërë një reagim të ashpër për vdekjen e 22 vjeçares keniane, e cila në muajin gusht të vitit të kaluar u rrah barbarisht dhe u hodh nga kati i dytë i hotelit ku qëndronte. Joy kishte ardhur nga Kenia dhe punonte në një kazino në Tiranë.

Reagimi i fortë i Spahos vjen pas një deklarate të gazetares Anduena Llabani, e cila është shprehur se Policia e ka fshehur krimin për tre muaj tregojnë se lidhjet të çojnë shumë lart në qeveri, deri të ministra dhe njerëz të afërt me ta.

“Maskerenj, horra dhe kafshe te Rilindjes. I marrin jeten nje vajze te shkrete e cila ka ardhur per nje jete me te mire, sikurse qindra mijra shqiptare kane shkuar ne emigrim.

Turp i madh per policine, drejtuesit e saj dhe vecanerisht per plehrat e SPAK dhe Prokurorise. A keni ju femije ne shtepite tuaja, a jeni prinder, a do lejonit ju gangsteret tjua perdhunonin dhe hidhnin nga dritarja femijet? Perse lejoni banditet e kazinove dhe te qeverise te sillen sikur jane ne Haiti, Kolumbi, Ekuador apo vende ku mafia ben ligjin”, shkruan deputeti Edmond Spaho.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT