VIDEO / Bëri rolin e kameramanit të Berishës, Braçe tallet me Këlliçin: Zar i Salih Berishës, 33 vite e njëjta histori

Në mungesë të Albana Vokshit, rolin e kameramanit në seancën e sotme parlamentare e ka marrë Belind Këlliçi.

Këlliçi që është caktuar prej Berishës të kandidojë në Tiranë më 14 maj, me stikën e telefonit u përpoq të bënte regjinë duke filmuar fjalimin e Berishës në foltore.

Kjo situatë qesharake është ironizuar dhe nga deputeti socialist Erion Braçe që e ka cilësuar atë “zarin e radhës”.

“33 vite e njëjta histori! Ndryshojnë vetëm zarat e Salih Berishës; Këtë herë është ky intelektuali akademik që do Tironën”, shkruan Braçe.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT