VIDEO/ Çfarë po ndodh me banoret në Big Brother? Eva Alikaj ‘përpëlitet’ në krevat duke qarë

Të shtrirë nëpër krevatet e tyre, të lidhur me zinxhirët e lojës që u ka caktuar Vëllai i Madh, banorët po kalonin një moment qetësie.
Papritur, banorja e re që u fut mbrëmjen e djeshme, aktorja Eva Alikaj ia fillon të qarës me ngashërim. Banorët shtangin.
Luizi e pyet në mos ka parë ndonjë ëndërr dhe është trembur. Jo, ia kthen Eva…babi…babi mu kujtua.
Tan Brahimi ndërhyn duke thënë që i ka νdekur i jati para një muaji e gjysëm. Luizi i thotë që është në dijeni të këtij fakti.
Maestro i afrohet për ta ngushëlluar duke e pyetur a do pak ujë. Eva qan akoma më shumë.
Maestro i thotë disa fjalë ngushëlluese, “bëhu e fortë jeta vazhdon”, dhe Luizi i ofron pak ujë. Banorët heshtin të gjithë.