VIDEO/ “Denonconi personin në foto nëse e njihni”, DPT i drejtohet qytetarve për kapjen e personit që hiqej si insektor tatimesh, s’pret policinë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka marrë masat lidhur me individë të caktuar, që mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës tatimorë.
Së fundmi është publikuar një video nga DPT, ku shihet sesi një person prezantohet si punonjës tatimorë. Në video shihet qartë fytyra e personit që mashtron bizneset në Tiranë.
E ndërsa ndan këto pamje Drejtoria e Tatimeve në video shkruan “denonconi personin në foto nëse e njihni apo përballeni me të”.
Mirëpo kjo nuk do ishte e nevojshme për një institucion shtetëror, që lehtësisht e dërgon videon në polici dhe më pas autoritetet përkatëse bëjnë identifikimin dhe arrestimin e personit, pa u dashur që fotoja e personit të qarkullonte në rrjetet sociale.