VIDEO/ Po raportonte LIVE për ndërtesat e shkatërruara pas tërmetit, banorët sulmojnë gazetarin

Gazetari i CNN Turk, Serdar Er, i cili transmetonte drejtpërdrejt nga Adiyaman, u sulmua nga një person. Ata që ishin në studio vazhduan transmetimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Meltem Bozbeyo?lu dhe Semiha ?ahin, prezantueset e CNN Türk, ndaluan transmetimin kur filloi sulmi, mirëpo nuk e komentuan në moment. 10 minuta pas sulmit, Sahin deklaroi se gjendja e Erit ishte e mirë.

Turqia është tronditur nga dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër Kahramanmaras. Numri i viktimave deri tani ka tejkaluar numrin e atyre që humbën jetën në tërmetin e vitit 1999. Në vend është shpallur 7 ditë zie kombëtare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT