VIDEO/ Protestuesit jashtë Parlamentit, ja gjesti i Ramës në ballkonin e kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama ka ndezur një qiri në nderim të mijëra viktimave që humbën jetën si pasojë e tërmetit shkatërrues së 6 shkurtit në Turqi dhe Siri.
Në një video të publikuar në “Facebook”, Rama shihet teksa në ballkonin e Kryeministrisë ka ndezur një qiri për viktimat.
Ndërkohë, jashtë ambienteve të Parlamentit qindra simpatizantë të Partisë Demokratike i janë përgjigjur thirrjes së ish-kryeministri Sali Berisha ku po kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.
Ndërsa, brenda ambienteve të Kuvendit po vijon seanca plenare ku nuk kanë munguar përplasjet mes deputetëve demokratë dhe atyre të mazhorancës.