VIDEO/ Rama prezanton ‘makinat spiune’

“Një tjetër inovacion teknologjik pritet të marrë jetë shumë shpejt në funksion të sistemit të transportit rrugor”, kështu shkruan kryeministri Edi Rama, që ka prezantuar “makinat spiune”.

““E-Monitorim Mobile” është një teknologji avangardë, e cila do të evidentojë çdo situatë të parregullt të automjeteve në rrugë, që nga mangësitë e dokumentacionit të mjetit, mungesën e licensave të ndryshme dhe rastet e informalitetit në transportin e mallrave apo edhe vetë udhëtarëve.

Të gjitha shkeljet do i raportohen sektorit përkatës të Policisë së Shtetit dhe Task Forcës së Transportit Rrugor përmes këtij mekanizmi të ri digjital”, vijon kryeministri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT