14-vjeçari mori peng me pistoletë klasën në Sarandë/ Flasin nxënësit e 9-vjeçares “Hasan Tahsin”: Trauma që përjetuam, ai qeshte

Ditë më parë një lajm tronditi opinionin publik shqiptar, pasi një adoleshent me pistoletë mbajti peng një klasë të mbushur me nxënës si dhe mësuesen në shkollën 9-vjeçare “Hasan Tahsin” në Sarandë.

Gazetarët e emisionit “Shqipëria Live” të Top Channel morën disa intervista ekskluzive me nxënësit e kësaj shkolle.

Djem e vajza raportuan mbi tmerrin që përjetuan atë ditë:

“Pas ngjarjes që na ndodhi, bojkotuam mësimin 4 orë rresht”

“Erdhi me pistoletë e vërtetë, na hapi derën dhe tha duart lart.  Kishim mësuesen e lëndës, u frikësua shumë ngriti duart lart ndërsa ai nisi të qeshte”.

“Qeshte vazhdimisht dhe mbushte armën. Kishim frikë të shkonim në shkollë se mund të vinte i revoltuar nga ngjarja e një dite më parë e do kthehej për t’u hakmarrë. Shoqes që bankës i thashë mos qesh dhe mos reago, mos u frikëso”.

“Një herë na erdhi me thikë”

“Kisha frikë mos na vriste, mos pësoja gjë. Vazhdoj të jemi frikësuar. Kam frikë për jetën time.

Ka dhe shokë të tjerë që e mbështesin. Ka ardhur policia shumë herë, dhe rrinë jashtë shkollës. Rrinë 4 policë aty dhe nuk e linin të hynte”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT