“A do ketë dhunë në protestë?”, Meta ia lë “topin” Berishës: Unë për vete jam i ftuar, po pres çfarë do…

Në një kohë që kreu i grupit të Rithemelimit Sali Berisha ka ashpërsuar tonet duke kërcënuar dhe me veprime të dhunshme nëse gjykata nuk i jep vulën,aleati i tij i ngushtë Ilir Meta është distancuar.

Në një prononcim për mediat, Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ia “la topin” Berishës teksa deklaroi se në protestën e sotme ai është i ftuar dhe do të presë se çfarë do të ndodhë me revolucionin e paralajmëruar nga Berisha.

“Ne jemi të ftuar në këtë protestë edhe po shkojmë me kënaqësinë më të madhe dhe besoj se vetë dinamika e saj, do të tregojë edhe njëherë tjetër angazhimin dhe përkushtimin e gjithë popullit opozitar për të triumfin e revolucionit”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT