Bashkia e Bulqizës e “mallkuar”/ Problematikët e qarkut Dibër, para Allës u arrestua Shukri Xhelili për favore seksuale

SPAK godet sërish, vetëm dy muaj larg zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Bëhet me dije se këtë të mërkurë me urdhër të SPAK u arrestua Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla.

Lefter Alla akuzohet për korrupsion dhe për abuzime me tenderat publike gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë së Bulqizës.

Por kjo nuk është hera e parë që Lefter Alla përballet me institucionet e drejtësisë, pasi pak vite më parë u akuzua për konsum kokaine në një lokal, ku u shfaq edhe një video si provë.

Por duket sikur Bashkia e Bulqizës është e mallkuar, sepse arrestimi i kreut të saj nuk ndodh sot për herë të parë.

Nga ana tjetër kujtojmë se në 15 maj të 2015, bëri bujë lajmi i arrestimit të ish-kryebashkiaut të Dibrës Shukri Xhelili.

Ish-kreu i Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili u arrestua me akuzën për “Korrupsion pasiv” në formën e kërkimit të favoreve seksuale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT