Berisha: Auditi për paratë ruse të Bashës ka zbuluar se 700 mijë dollarë s’kanë dalë nga arka e PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka kryer veprën e pastrimit të parave duke lobuar në SHBA me 700 mijë dollarë të paregjistruara.

Berisha tha se auditi për “paratë ruse” të lobimit të Bashës në SHBA, ka zbuluar se ish-kryedemokrati kishte kaluar përmes partisë vetëm 25 mijë dollarë.

Berisha tha se 700 mijë dollarë të tjera as nuk kanë hyrë dhe as nuk kanë dalë nga arka e PD.

Ndonëse auditi ka nisur nga grupi i “Rithemelimit” prej krisjes së madhe në PD, deri tani gjetjet nuk janë bërë të ditura.

“Kur më erdhi ambasadorja amerikane dhe më tha janë para ruse, i them, më thuaj pak këto para si i ke bërë transaksionet? Shumë në rregull më tha. Ai, asnjë lloj rregulli. Nga auditi del se përveç se 25 mijë dollarë, del se 700 mijë dollarë as janë futur as s’kanë dalë nga arka apo konto e partisë. Ai dhe Edi Rama e di. Pastaj erdhi më tha, çfarë mendon ti për një koalicion PD-PS? Jo, i thashë. Por çfarë do bësh ti? Do ngrihem i thashë. Dhe kjo ishte e mjaftueshme që McGonigalët të sanksiononin”, deklaroi Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT