Blendi Fevziu për Metën: Një lloj kafshe poltike! Është kriminale përfshirja e bandave në zgjedhje

Blendi Fevziu në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se Ilir Meta ka një parti votash të cilat nëse do i ruajë, ato vota do jenë jetike për opozitën.

“Mendoj se Ilir Meta ka një parti votash që do përcaktojë sa janë. Dhe ne se dimë se sa është rezervuari i Partisë së Lirisë dhe se dimë se sa do ta riaktivizojë elektoratin e tij.

Meta është një njeri, lloj kafshe politike dhe nëse do ti ruajë këto vota ato janë jetike për opozitën. Votat e Ilir Metës për të përcaktuar një fitore të opozitës janë të domosdoshme e do apo jo Ilir Metën”, tha Fevziu.

Ndërsa lidhur me përfshirjen e bandave kriminale në fushatë, Fevziu e cilësoi si katastrofë.

“Përfshirja e bandave në zgjedhje është katastrofë. E dyta kam një bindje të fortë që nuk të japin vota por më shumë të dëmtojnë. Në Tiranë për shembull të mendosh se do marrësh vota me banda është e pamundur, prandaj i drejtohem çdo politikani se tentativa për të përfshirë persona kriminalë në zgjedhje është kriminale”, u shpreh Fevziu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT