Broja i bën dhuratë fanellën Edi Ramës: Faleminderit për gjithçka që bën për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka marrë një dhuratë nga futbollisti i talentuar i Kombëtares shqiptare, Armando Broja. 21 vjeçari i ka dërguar një fanellë të tijën me numrin 18 dhe një shënim në të.

“Për Edi Ramën. Faleminderit për gjithçka që bëni për shqiptarët”, shkruhet në fanelën që Armando Broja i ka bërë dhuratë Ramës.

Kryeministri ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit e tij këtë dhuratë dhe falenderon futbollistin e kombëtares. “Rrofsh king dhe mezi presim të kthehesh në fushë”, shkruan Edi Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT