Cfare po ndodh? Shefi i NATO-s do të presë në seli presidentin Begaj, zbulohet data dhe agjenda

Presidenti i vendit, Bajram Begaj, do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Takimi do të zhvillohet më 7 mars në selinë e NATO-s dhe ky lajm është bërë me dije nga vetë faqja zyrtare e NATO-s.

Mësohet se pas takimit Stoltenberg dhe Begaj do të zhvillojnë një konferencë për shtyp.

“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, të martën, më 7 mars 2023, do të presë në selinë e NATO-s Presidentin e Shqipërisë, z. Bajram Begaj.

13:00 – 13:30 (CET) Pika e përbashkët për shtyp nga Sekretari i Përgjithshëm dhe Presidenti i Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT