Çupi: Berisha i përgatitur për dhunë në protestë! Opozita ka dy ish-presidentë të akuzuar për korrupsion

Analisti Frrok Cupi ka komentuar zhvillimet politike duke u ndalur fillimisht tek mocioni me debat në kuvendin e shqipërisë për çështjen e mcgonigal e kërkuar më herët me aq shumë ngulm nga opozita.
Duke komentuar në një intervistë për ABC News akuzat e fundit ndaj DASH për gjobëvënie të cilat janë hedhur poshtë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Cupi tha se opozita është në hall me dy ish presidentë të cilët akuzohen për korrupsion dhe minues të demokracisë.
“Opozita është në një hall shumë të madh për shkak të Sali berishës. Amerika dhe qeveria e shqiperisë sulmohet nga dy ish president që janë më të korruptuarit në botë, njerëzit që janë në krye të listës për minim të demokracisë.
Endrra e tyre shumë don kishoteske, eshte që të hedhin akoma ndaj zyrtarit të DASH me idenë se ne jemi zotër të ballkanit, por këto akuza do ta çojnë Sali Berishën në ferr.”
Çupi ngre shqetësimin sesi do të shkojë protesta e datës 3 mars, ditë kur pritet vendimi i gjykatës së Apelit për vulen e PD.
“Kam shumë miq në PD se jam vetë një krijues i saj, kam marrë vesh gjëra absurd se po përgatiten me bisht e lopate e sëpate për t’u përgatitur nesër për një demostratë të dhunshme. Në të gjitha rrethanat nuk do ketë një vendim që të çregjistrojë PD pasi ajo është legale dhe ligjore”, tha Çupi.
Çupi e përjashton mundësinë që gjykata e apelit ta çoj çështjen e vulës dhe logos së pd për rigjykim.