Dha dëshmi të rremë në gjyqin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, arrestohet një nga dëshmitarët (EMRI)

Donald Zane është një nga personat që ka dëshmuar në gjyq për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, i cili është arrestuar nga policia.

Zane është arrestuar një ditë më parë në sallën e gjyqit, pasi dyshohet se ka dhënë dëshmi të rremë në lidhje me ngjarjen e 21 prillit 2021.

Mësohet se ky i fundit është shok i ngushtë i Mehmet Grecës dhe ndodhej në të njëjtën makinë me të, kur Greca u ndalua nga Struktura e Mbrojtjes së votës, grup i ngritur nga Partia Demokratike, ku bënte pjesë dhe i pandehuri Arbër Paplekaj.

Theksojmë se me herët është arrestuar dhe një tjetër dëshmitar, Miles Kurti, i cili akuzohet se ka dhënë deklarata kontradiktore me qëllim pengimin e hetimeve nga gjykata.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT