E mërkurë e zezë! Një tjetër person i VDEKUR, çfarë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën dytësore Tiranë – Durrës, duke iu shtuar ngjarjeve të rënda të ndodhura ditën e sotme.

Mësohet se një makinë ka goditur një kalimtar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë, ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Kujtojmë se 3 gra humbën jetën sot, të vrara nga dora e një personi, Dan Hutra, për hakmarrje.

Sot rreth orës 12:30 në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamëz, Dan Hutra rreth ka plagosur me armë ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nënën e saj Kujtime Hysa, 60 vjeçe dhe ka vrarë Mevlute Hysa 30 vjeçe, motrën e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Po ashtu ai i ka marrë jetën dhe Elona Kurtit, një 40 -vjeçare që banonte në Kamëz, duke e ekzekutuar në oborrin e shtëpisë së saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT