E mrekullueshme! Tifozët Kuq e Zi me udhëtim masiv drejt Polonisë

Kombëtarja e Shqipërisë nesër luan ndeshjen e parë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian Euro2024 ndaj Polonisë në Varshavë.
Në këtë ndeshje kombëtarja shqiptare nuk do të jetë vetëm, pasi në drejtim të Polonisë është nisur një grup i madh i tifozëve shqiptarë.
Para pak çasteve një autobus nga Gjermania është nisur për në Poloni, teksa dje është nisur edhe një i tillë nga Tirana, mëson GazetaBlic Sport.
Poashtu një numër i madh i tifozëve do udhëtojnë edhe me aeroplan. Mësohet se më shumë se 500 tifozë shqiptarë do jenë prezent në Varshavë për ta përkrahur kombëtaren shqiptare.
Kjo ndeshje luhet nesër nga ora 20:45.
