Emrat/ Zgjedhjet e 14 majit: Berisha zbulon bashkitë ku kandidon. Ja lista e plotë

Me padurimin për t’u rikthyer në pushtetin vendor, për të mbledhur me shpejtësi demokratët e përçarë rreth vetes, Berisha i zbuloi i pari kandidatët për lokalet e 14 majit. Që në dhjetor, nga një proces që e quajti primare. Ajo që nuk parashikoi ishte se këto kandidatët do e kishin të pamundur të garonin me logon dhe flamurin e PD-së, që gjykata vendosi të vazhdojnë t’i përkasin grupit Basha-Alibeaj.

Primaret ishin një proces që nuk tërhoqi shumë emra te njohur, të sprovuar në Parlament. Ishin të pakët deputetët që rrezikuan mandatin e tyre, për t’u përballur në një garë. Më guximtari prej tyre ishte Belind Këlliçi. I rreshtuar ndër të parët tek “Foltorja”, ai mori përsipër kandidimin përballë Erion Veliajt në Tiranë.

Durrësi është një sfidë e vështirë dhe vëmendja kryesore ndaj të gjithë demokratëve, të Berishës dhe Alibeajt. Igli Cara është një kandidat që i bashkon demokratët e Durrësit mund t’i ndajë logoja e partisë, të cilën nuk arriti ta marrë Berisha. Sepse Berisha nuk ka përball vetëm Edi Ramën. Dhe sfida më e ë vështirë e koalicionit të tij me Ilir Metën janë kandidatët që po prezanton Enkelejd Alibeaj.

Korça ndërkohë është ndër të paktat bashki, ku Berisha garon përmes një grua, ajo është Ledina Alolli, pedagoge. Për Vlorën primaret nxorën kandidat Hysni Sharrën, aktualisht nënkryetar i degës së PD-së. Në Lezhë është Pashk Gjoni, që do të rivalizojë Pjerin Ndreun  dhe nga PD zyrtare Sandër Marku.

KANDIDATËT E FOLTORES

-Bashkia Tiranë, Belind Këlliçi

-Bashkia Kavajë, Fisnik Qosja

-Bashkia Vorë, Indrit Hoxha

-Bashkia Rrogozhinë, Dorjan Lani

ELBASAN

Bashkia Elbasan, Luçiano Boçi

Bashkia Gramsh, Hasim Çekrezi

Bashkinë Cërrik, Servet Duzha

Bashkia Librazhd, Shefki Cota

Bashkia Peqin, Mustafa Pashja

Bashkia Prrenjas – Suzana Topi

DURRËS

Bashkia Durrës, Igli Cara

Bashkia Shijak, Rezart Tusha

Bashkia Krujë, Agron Loka

FIER

Bashkia Fier, Evdar Kodheli

Bashkia Divjakë, Aurel Malko

Bashkia Lushnje, Eduart Sharka

Bashkia, Roskovec Erdit Hazizaj

Bashkia Mallakastër, Resmi Shanaj

Bashkia Roskovec, Erdit Hazizaj

BERAT

Bashkia Berat, Zija Ismailin

Bashkia Kuçovë, Lefter Maliqi

Bashkia Poliçan, Behaj Xhaferaj

Bashkia Skrapar, Eugen Mustafallari

Bashkia Ura-Vajgurore, Gentian Meçi

VLORË

Bashkia Vlorë, Hysni Sharra

Bashkia Selenicë, Leonard Rakipaj

Bashkia Delvinë, Ilir Mehmeti

Bashkia Finiq, Leonidha Kristo

Bashkia Himarë, Fredi Bejleri

Bashkia Konispol, Fatmir Shero

Bashkia Sarandë, Ilir Nikolla

Bashkia Dropull, Thanas Maneka

KORÇË

Bashkia Korçë, Ledina Alolli,

Bashkia Kolonjë, Et’hem Lumani

Bashkia Maliq – Alfred Gega

Bashkia Pogradec, Zini Tollozhina

Bashkia Pustec, I papërcaktuar

DIBËR

Bashkia Dibër, Ismail Uka

Bashkia Bulqizë, Dëfrim Fiku

Bashkia Klos, Bedri Hoxha

Bashkia Mat, Skënder Gjuci

GJIROKASTËR

Bashkia Gjirokastër, Dorjan Lani

Bashkia Tepelenë, Baftjar Imeri

Bashkia Devoll, Ervis Hajdërrli

Bashkia Këlcyrë, Arjan Kasaj

Bashkia Libohovë, Adil Xhelili

Bashkia Memaliaj, Albert Malaj

Bashkia Përmet, Edmond Komino

SHKODËR

Bashkia Shkodër, Bardh Spahia

Malësi e Madhe, I papërcaktuar

Bashkia Pukë, Rrok Dodaj

Bashkia Vau i Dejës, Zef Hila

KUKËS

Bashkia Kukës, Admir Sinamati

Bashkia Has, Miftar Dauti

Bashkia Tropojë, Besnik Dushaj

LEZHË

Bashkia Kurbin, Behar Haxhiu

Bashkia Lezhë, Pashk Gjoni

Bashkia Mirditë, Albert Mëlyshi/m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT