“EU Reporter” fshin artikullin ku Kryemadhi akuzohej se kishte marrë para ruse

Ditën e sotme, një portal në gjuhën angleze “EU Reporter”, publikoi një artikull dhe disa dokumente përmes të cilave pretendohej se Monika Kryemadhi kishte marrë disa pagesa nga kompani ruse të naftës, rreth 6 vite më parë.

Në shkrim thuhej se kalimi i parave në llogari të Kryemadhit ishte bërë përmes kompanive “offshore”.

“Dëshmitë tregojnë se Monika Kryemadhi, gruaja e ish-presidentit shqiptar që qeverisi në koalicion me PD-në, Ilir Meta, ka marrë një sërë pagesash në vitin 2017 nga kompani të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës me lidhje të ngushta me Kremlinin, përmes një sërë kompanish offshore”, thuhej në artikullin e gazetës online me bazë në Bruksel.

Por ish-kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, i ka dërguar një e-mail redaksisë së EuReporter ku i kërkonte vënien në dispozicion të provave dhe ndjekjen e çështjes në një gjykatë civile ndërkombëtare.

Duket se pas këtij e-maili, “Eu Reporter”, ka vendosur të fshijë lajmin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT