FOTO/ VIDEO: Publikohet momenti i vjedhjes së makinës Range Rover, me të cilën u sulmua TCH, ky është personi që akuzohet se e vodhi

Makina tip “Range Rover” që u përdor në sulmin ndaj Top Channel rezulton të jetë në pronësi të Ramadan Makolli, nga Kosova.

Sipas medias kosovare, Makolli, në vitin 2020 zgjodhi të bënte pushimet në plazhin e Talës, në Shëngjin, Lezhë.

Media shkruan se ka kontaktuar me Makollin, i cili më 10 korrik të 2020-ës ka denoncuar vjedhjen e makinës së tij.

Range Rover” me të cilin dyshohet se u sulmua “Top Channel” mbrëmë, ka qenë vetura ime, por që më është vjedhur nga rojtari i sigurisë së hotelit ku po qëndrojë me pushime atëherë,”- ka thënë ai. Ai ka publikuar edhe foton e personit që akuzon për vjedhjen, të cilln e ka në celular:

Foto e personit që shtetasi kosovar thotë se i ka grabitur makinën
“Unë i kam pa lajmet që vetura ka qenë me targa të huaja në momentin kur është gjet e djegur pas sulmit që ka ndodhur. Ato targa nuk e di kur ia kanë nxjerrë, që po më duket kanë qenë angleze, por, mu kur ma kanë vjedhë veturën para tre vjetëve, targat e saj kanë qenë 01, pra, të Kosovës”, tha Makolli për mediat e Prishtinës.

Ai ka regjistruar edhe videon e mëposhtme që tregon momentin e vjedhjes së makinës Range Rover:

Makolli thotë se policia në Shqipëri nuk i ka marrë për bazë të dhënat e tij, madje ka shprehur dyshime se ka inskenuar vjedhjen për të përfituar siguracionin.

Akuzat e tij dhe pretendimet mbeten për t’u verifikuar.

Foto e personit që shtetasi kosovar thotë se i ka grabitur makinën

Back to top button
LAJMET E FUNDIT