FOTO/ Inteligjenca artificiale ri-imagjinon Tiranën, nëse do të ishte qytet i gjelbër

Pjesa më e madhe e Tiranës është transformuar në një kantier ndërtimi për ngritjen e strukturave të reja në formë kubike prej betoni. Tirana që dikur krenohej për hapësirën e gjelbër, sot është shkatërruar totalisht nga aksioni urbanistik i Bashkisë Tiranë, me në krye Erion Veliajn, i cili po zbeh bukurinë e kryeqytetit për shkak se po harron vizionin e gjelbër dhe po shton ndërtesat e larta, zhavorrin, betonin, barin plastik, apo rrjetat metalike. Të gjithë e duam gjelbërimin dhe shpesh ankohemi se nuk kemi ajër të pastër dhe kjo për shkak se instancat përkatëse nuk po punojnë si duhet në këtë drejtim.

Por si do të dukej Tirana dhe njëherë e gjelbër?

Faqja, Mjedisi.al, i ka kërkuar inteligjencës artificiale, të imagjinojë Tiranën si qytet i gjelbër dhe nga fotot duke qartë bukuria e kryeqytetit, nëse fondet publike do të përdoreshin si duhet, në dobi të komunitetit për t;i ofruar një mjedis jeshil, të mbrojtur dhe pastërti.

Më poshtë janë disa foto që tregojnë se si do të dukej Tirana si qytet i gjelbër e ri-imagjinuar nga inteligjenca artificiale.

      

Back to top button
LAJMET E FUNDIT