Ironia e Murrizit: Të shohim kush është “pronari” i lopës apo kujt do t’i duhet të fusë dyfekun në prapanicë

Ish-deputeti Myslim Murrizi komenton zhvillimet e sotme në KQZ, ku kryekomisioneri i Ilirjan Celibashi i kërkoi përfaqësuesve të PD të dorëzojnë një dokument të firmosur nga Lulzim Basha si kryetar, që ata janë të komanduar prej tij për të drejtuar partinë.

Murrizi sjell një histori, siç thotë, nga koha e komunizmit dhe nuk kursen ironinë: “Tani qe Çelibashi ju vuri kusht 48 oresh, te shohim kush eshte “ pronari” i lopes apo kujt do ti duhet te fuse dyfekun ne prapanic.”

Shënimi i plotë i Myslim Murrizit:

Ky varianti i te qenurit “ kryetar” partie me autorizim prej nje viti me kujton kohen e komunizmit para se te mblidheshin bagetite, kur familje te dobeta ose dembele qe nuk mundeshin dot te mbanin lopen se ishin kokrra e dembelave, ja jepnin dikujt qe ta mbante me kusht qe ai qe e mbante ti hante qumeshtin, ndersa i zoti i lopes merte vetem viçin nese kishte fat qe lopa te pillte viç se edhe mund te qellonte shterpe ate vit

Ndersa per te “ fortet” dhe “ gangot” kjo qenia kryetar me autorizim eshte sikur nje dhjaks apo spurdhjak kerkonte patjeter te kishte nje arme ne brez per tu dukur si cub apo si i forte

Por para se ta merte ,shkonte dhe i hiqte thepin ,qe ne rast se do ti duhej ta mbante siç po e mban ky vartesi i Mcgonigal, ta kishte me te lehte per ta futur aty qe ta fshihte

Tani qe Çelibashi ju vuri kusht 48 oresh, te shohim kush eshte “ pronari” i lopes apo kujt do ti duhet te fuse dyfekun ne prapanic

Ne te gjithe kete maskarade tani i del detyre rames dhe ambasadoreve qe duan te emerojne “ opoziten” qe te gjejne kanidat per 61 bashkite se per 1600 kanidate per keshilltare as qe behet fjale ndersa per 5200 komisionere nuk ka problem se nuk ka kush ja vjedh votat ngaqe jane bashke-ortake.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT