Ish kreu demokrat paralajmëron: 14 Maji do të jetë ‘vdekja’ politike e PD-së

Ish kreu i PD te Kukesit, Ibsen Elezi, i ftuar në studion e NewsLine në Abc News, tha se nëse Lulzim Basha nuk firmos dokumentacionin e plotë të kërkuar nga KQZ sot, PD rrezikon të mos hyjë në zgjedhje.

Teksa iu referua deklaratës së Gazment Bardhit, Elezi tha se PD nuk është e interesuar që të hyjë në zgjedhje.

I pyetur nëse pret që Basha të dalë në skenë edhe të firmosë dokumentet e plota të kërkuara sot nga KQZ, ai tha se:

“Mund ta bëjë. Nuk po diskutojmë për njerëz të qëndrueshëm, janë të paqëndrueshëm dhe nuk mund të parashikosh sepse kanë mendje diabolike.

Në të gjithë karrierën e tyre politike, atë që thonë s’e bëjnë nesër.”, tha ai.

Kujt i shërben mosreagimi i Bashës?

Janë në një situatë të tillë, nëse futen në zgjedhje, janë të dështuar. Hanë të vdekur politikisht sepse 6 marsi iu ka dhënë një shuplakë të fortë.

Po të futen me 14 maj, do të jetë vdekja e tyre politike dhe do të gjejnë të gjitha format për të mos hyrë më 14 maj. Deklarata e Bardhit mund të jetë një tentativë./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT