Ish-kryeprokurorja e bindur: Sulmi me armë ndaj Top Channel, mesazh i qartë dhe i mirëorganizuar nga krimi!

Elisabeta Imeraj, ish-kryeprokurorja e Tiranës, është shprehur me bindje se sulmi me armë ndaj Top Channel në orët e para të ditës së djeshme, është një mesazh i qartë ndaj këtij televizioni kombëtar. Sipas saj, ngjarja ka qenë e mirëorganizuar dhe elementët kriminalë.

Si një profesioniste që ka përfaqësuar për vite me radhë akuzën shqiptare, Elisabeta Imeraj tha se të gjithë elementët tregojnë qartë se breshëria e plumbave ka qenë një mesazh për Top Channel.

Ajo shtoi se autorët nuk kanë marrë parasysh çfarë do të shkaktonin, sepse kanë menduar vetëm për mesazhin që duhet të përcillnin. E ftuar në emisionin “Opinion”, Elisabeta Imeraj tha se nuk mund të përcaktonte nëse ishte mesazh për pronarët, televizionet apo vijën editoriale.

“Secili prej nesh ndihet i pasigurt në territorin ku po jetojmë. Jam me pistën e hetim që është një mesazh, për vijën editoriale, apo biznesit ,ne nuk mund ta themi tani këtë. Është një mesazh i mirëfilltë dhe për mua është një krim i organizuar”, u shpreh Elisabeta Imeraj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT