“Ishim të detyruar”, Bjellorusia zbulon pse pranoi armët bërthamore ruse

Bjellorusia ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e arritur me Kremlimin për lejimin e armëve bërthamore ruse të zhvendosen drejt territorit të saj. Në një reagim këtë të martë, Minsku insiston se pranimi i tyre nuk i ka shkelur marrëveshjet ndërkombëtare.

Ministria e Jashtme thekson se Bjellorusia ishte e detyruar të pranonte armët bërthamore ruse, për shkak të presionit “të pashembullt” perëndimor.

“Bjellorusia është detyruar të përgjigjet për të forcuar kapacitetet e saj të sigurisë dhe mbrojtjes”, ka thënë Ministria e Jashtme në Minsk.

Ajo ka thënë se Minsku është përballur me presion “të pashembullt” politik dhe ekonomik nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Lajmi u bë publik fundjavën e kaluar, duke shkaktuar reagime të forta nga Perëndimi. Kjo nuk është hera e parë që Minsku del në mbështetje të Rusisë.

Më herët Bjellorusia e ka lejuar Rusinë që ta përdorë territorin e tij për nisje të luftës në Ukrainë, vitin e kaluar.

Të dyja shtetet kanë mbajtur edhe stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe e kanë rritur bashkëpunimin në vitin e fundit.

“Bashkëpunimi ushtarak në mes të Bjellorusisë dhe Rusisë është duke u kryer në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ka thënë ministrja bjelloruse.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT