“Jemi tallur me pagat e punonjësve”, eksperti: Çfarë më tha një sipërmarrës

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tregoi rastin kur një sipërmarrës në vend i ka thënë se janë tallur me pagat e punonjësve.

Në një intervistë për Euronews Albania, Çoçoli u shpreh se nëse 10 vite më parë, për t’u puinësuar në fabrikën e këtij sipërmarrësi dërgoheshin 20 aplikime për një vend pune, sot nuk ndodh diçka e tillë.

Sipas Çoçolit, tanimë mund të ketë 20 kompani që kërkojnë punonjës për të njëjtin pozicion pune, por nuk e gjejnë dot.

“Mund të të shprehem me shumë sinqeritet çfarë një sipërmarrës më ka thënë në shumë konfidencë; ne jemi tallur me pagat e punonjësve tanë deri tani. Po ta them arsyen me shumë sinqeritet.

Është një eksportues shumë serioz i vendit tonë. Në momentin që 10 vite më parë i vinte një formular për t’u punësuar në fabrikën e tij, i vinin 20 të tillë, sepse  kishte njerëz që kishin nevojë të punësoheshin.

Sot, janë 20 kompani për të plotësuar një formular, për të gjetur krah pune. Ky është sikleti i madh që kemi sot. Është emergjencë kombëtare”, theksoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT