“Kamerat s’i kanë kapur, autorët kishin ulur perden e automjetit”, Imeraj: Ja pistat që tregojnë se atentati ishte i mirëmenduar

Një grua e vrarë dhe pesë të plagosur si dhe një vajzë 10 vjeçe e lënduar nga ciflat e xhamit, ky ishte bilanci tragjik i një mbrëmjeje më parë në Tiranë, teksa u qëllua me breshëri kallashnikovi drejt lokalit në pronësi të Fatjon Muratit.

Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj mënyra se si ndodhi ngjarja, ku autorët ishin të pajisur me kallashnikov, automjet tregon se ky atentat ishte i mirëmenduar.

Sipas ish-prokurores ajo çfarë kuptohet nga rasti objektivi ka qenë i mirëmenduar, por mbetet për tu parë gjatë hetimeve nëse ky atentat ka qenë thjesht një paralajmërim apo ka qenë objektib konkret për tu relizuar.

“Japin idenë e një plani të mirëmenduar, të menduar më parë, të ekspozuar në mendjen e tyre dhe të zbatuar mbrëmjen e djeshme.

Një punëtor i thjeshtë që ishte nisur për në punë shkon në punë dhe gjen vdekjen në rethana që skanë lidhje me të. Për shkak të zgjidhjes së situatave të caktuara  në rangun politik, ekonomik dhe rangu kriminal e hanë, dhe pasojat bien mbi qytetarët e pafajshëm, kjo shërben më shumë se çdo gjë tjetër që të ketë si pasojë reagimin qytatr.

Çdo qytetar duht të vërë sot para përgjegjësisë prokurorinë edhe policinë e shtetit. Nornalisht që kushdo dëgjon për një ngjarje të tillë i referohet edhe ngjarjeve të mëpashme, megjithatë, jo çdo herë duhet të bëhemi pre e asaj dhe ta nalizojmë në momentin që ndodh situata. Duhet të kemi dhe marim përsipër përgjegjësi që të ketë veprime parandaluese. Lidhem me shoqërinë, edukimin, kulturën, mënyrën se si rruhen personat që janë arrest shtëpie.  Ajo çfarë shihet nga rasti objektivi ka qenë i mirëmenduar, a ka qenë paralajmërim apo ka qenë një objektiv konkret për të realizuar një pasojë të qartë mbetet për tu parë.

Ajo çfarë është e rëndësishme është që ne duhet të jeni të përgjegjshëm në sens të reagimit sepse ëhstë tepër që të vijojmë të kemi kaq pasoja në raport me njerëzit e pafajshëm. Zonja në fjalë ishte në punë, përfaqëson një tragjedi më vete”, tha ajo.

Ndërkohë, gazetari Armand Bajrami tha se kjo ngjare e rëndë duket se është një ekspozim force nga rivalët e Fatjon Muratit, dhe si një shenjë hakmarrje për vrasjen e Brilant Martinajt.

Ai tregoi se autorët kanë pasur të ulur perden e autmjetit dhe për këtë arsye është bërë e pamundur identifikimi i tyre nga kamerat e zonës.

“Kjo ngjarje ka përmasa të jashtëzakonshme, më shumë se çdo ngjarje kriminale tjetër, për shkak të pasojave, dhe vrasjes së 60-vjeçares që nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Nga hetimet e deritanishme në lokalin e Fatjon Muratit, një automjet MBË ka ndaluar në rrugë para lokalit, dhe dy persona ka shtënë me kallashnikov drejt tavolinës ku ishin ulur familjarë të Muratit.

Dinamika është zbuluar pak nga një pamje filmike, por që është e largët. Nga këto pamje shihen dy persona që zbresin nga makina dhe qëllojnë me kallash, ndërsa një person i tretë i pret në makinë.

Deri në këto momente, dyshimet e para janë që ngjarja të ketë qenë në kufijtë e një ekspozimi force, përballjes mes grupeve rivale, një lloj hakmarrje për vrasjen e  Brilant Martinajt.

Një lloj mesazhi për të treguar se jemi gjallë dhe jemi këtu.

Por përjashton që të jetë bërë nga vrasës me pagesë apo njerëz të stërvitur me armë zjarri, është në kufijtë e amatores”, u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT