Kampion në xhudo, Indrit Çullhaj ngre flamurin kuqezi në Itali

Indrit Çullhaj është shpallur kampion në xhudo për peshën deri në 73 kilogramë.

Sportisti shqiptar ka mundur të gjithë kundërshtarët me “ippon” dhe kësisoj merr vendin e parë dhe medaljen e artë, duke ngritur flamurin kuqezi në turneun ndërkombëtar.

Forma sportive e Çullhaj ka qenë më e mira e mundshme.

Kampioni ka përpara garat e radhës: Grand Slamin e Stambollit dhe garën kualifikuese për Lojërat Olimpike të Parisit në 2024.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT