Kërkesa në KQZ/ Meta, Vangjel Dule, Nard Ndoka (dhe Berisha) finalizojnë koalicionin “BASHKË FITOJMË”

Partia e Lirisë, PBDNJ e Vangjel Dules dhe PDK e Nard Ndokës kanë formuar sot koalicionin e zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Kërkesa është depozituar në KQZ nga Sekretari i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari, por ajo që bie në sy është se në katër partitë përbërëse të koalicionit është renditur edhe Partia Demokratike e Shqipërisë, ndonëse KQZ e ka refuzuar regjistrimin e PD-së së Sali Berishës.

Mbetet e paqartë se si do të veprojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por me gjasë do të rrëzohet kërkesa për përfshirjen e Partisë Demokratike të Sali Berishës në këtë koalicion, pasi më herët Berisha humbi betejën si në Gjykatën e Apelit por edhe në KQZ.

Kërkesa në KQZ për koalicionin “Bashkë Fitojmë”:

 

Edhe logo e koalicionit duket se është zgjedhur për të transmetuar sa më mirë qëllimin, dy duar, një ngjyrë blu dhe një ngjyrë rozë, shtrëngohen duke formuar një zemër.

Sigla e koalicionit
Sigla e koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT