“Konkurrencë për 4 puse nafte”/ Kokalari tregon çfarë i lidh familjarët e deputetes së Berishës me çështjen ‘McGonigal’

Evi Kokalari thotë se familjarë të deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi kanë pasur interes për 4 puse nafte në Fier, të cilat kanë një vlerë shumë të madhe.
“Pjesëtarë të familjes së Albana Vokshit kanë pasur interes në puset e naftës në Visokë në Fier dhe kompani të tjera që McGonigal duket sikur i ka ndihmuar, ka pasur interes. Kanë qenë në konkurrencë me personat e familjes së Albana Vokshit. Nuk kam thënë që këta kanë qenë bashkë, ka qenë konkurrencë për 4 puse nafte me shumë vlerë.
Kam idenë që kur McGonigal ka shkuar te Rama dhe i ka thënë të bëjë kujdes kujt t’ia japë koncensionin e këtyre pusetave, ka dashur të ndihmojë konkurrencën e familjarëve të Albana Vokshit”, theksoi ajo./m.j