KQZ vendos nesër, avokati i Alibeajt: Ka vetëm një Parti Demokratike, e faktuar edhe nga Gjykata

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të vendosi më në fund nesër mes Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berishës, se cila prej dy grupeve në Partisë Demokratike do të zyrtarizohet në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Lidhur me këtë çështje, foli Indrit Sefa, avokat dhe përfaqësues ligjor i PD-së së Alibeajt.

Ai u shpreh i bindur se ka vetëm një Parti Demokratike dhe është ajo për të cilën së fundmi vendosi edhe Gjykata e Apelit.

“Nuk ka dy parti, ne jemi Partia Demokratike. Dhe kjo është vërteta që ka faktuar dhe Gjykata e Apelit e cila ka zhbërë të gjitha vendimet e mëparshme. Dhe kjo do të njihet edhe nesër në KQZ”, tha Sefa në “Ora News”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT