Krimet TRONDITËSE të Dan Hutrës/ Reagon për herë të parë ministri Çuçi: Ngjarja do ishte shmangur nëse…

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar për herë të parë në lidhje me krimet e rënda të ndodhura ditën e sotme në Tiranë.

Çuçi përgëzon fillimisht policinë për arrestimi ne autorit të masakrës së trefishtë, Dan Hutrës, ndërsa shton se ngjarja e rëndë mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale.

”Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale.

Edhe njëherë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave“, shkruan Çuçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT