Kryeplaku i Kremenarit, kadastra dhe satelitёt

Nga Myslim Pashaj
Dy satelitёt Al1 dhe Al2,tё Shqipёrisё qё tani pёr tani janё nё bazёn e lёshimit nё Florida, kanё pёrbёrё njё ngjarje tё veçantё qё erdhi si njё kumt fatbardhёsie hapёsinore…Por qё ёshtё lexuar nё mёnyra tё ndryshme! Ky lajm e kish arrirё edhe kryeplakun e fshatit tim nё Mallakastёr, Lutfi Raufi, i cili kish marrё vesh se hallet e ndarjes sё tokave do tё zgjidheshin nga Qielli.
Do fluturojnё satelitё qё do masnin tokat do t’i ndanin si mos mё mirё, do shuheshin sherret qё s’mbaronin midis tё gjallёve, se do hapte dyert kadastra dhe hipoteka dhe njё sy gjum do tё bёnte ALUIZNI(Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit the Zonave dhe Ndertimeve Informale) e kёshtu me radhё. Qё andej, pra sё largu do tё shiheshin gardhet, llojet e dherave, emёrat e pronarёve, pёrmasat dhe sasi e cilёsi informacioni etj, etj.
Tё gjitha kёto mё erdhёn ndёrmend, teksa mё thanё pёr reshperimin e Lutfi Raufit nёpёr Tiranё dhe nuk mё gjente dot adresёn, i shkreti kryeplak se nuk i ndante dot konfliktet midis fshatarёsh qё po hanin njeri-tjetrin tё futur nё grindje pёr arat e tyre, kullotat e trojet, se realiteti nuk gjendet kur harta bazё e pronёsisё nuk pasqyron tё vёrtetёn nё mishmashin teknik. .
Kёtё situatё qё rrёfen Lutfiu, mund ta dёshmoj edhe vet se jam hartograf dhe autorёt e hartёs kadastrale tё azhornuar me ortofoto tё reja, i njoh gjithashtu.
Po sjell dёshminё time si njё paradoks dhe ankesё! Ne donim qё tё blinim arёn e nёnёs sonё, por fshimё sytё, prej habisё. Kur shkoj nё Njёsinё Administrative, mё thanё se nёna ime nuk ka emёr nё atё arё historike qё ёshtё ndarё dikur!!! As kufitarёt nuk gjendeshin, as orjentim nuk kish.
Sepse Hartografia kadastrale e Shqipёrisё ёshtё si nuse pe lecke. Vija, figura, ngjyra, pёrmasa e orjentime gatuar, tё gjitha ndodhen nё njё sistem bazё orjentues e koordinativ tё pasaktё.
Zyrtarё tё Kadastrёs shqiptare, hartografё, topografё, mos u trishtoni dhe alarmoni nga kёto opinione, duhet tё kuptoni, se nё pikёn e infleksionit tё Republikёs sё djeshme Ideologjike, qё u shndёrrua nё Demokraci, arat e bashkuara u shqyen dhe u bёnё çika çika dhe nё ndarjen me ligjin famkeq 7501!. U matёn herё me hapa, herё mё litarё apo kamalecё tё orjetuara nga agronomёt e hutuar qё ndёrtuan atё Hartё Bazё, ashtu, gjysёm gjallё e gjysёm vdekur.
Kryeplaku kёrkon njё ‘mik’, si punё sekseri qё ta ndihmojё, nё derё tё Kryeministrit, pёr t’ia çuar shqetёsimin se nuk ёshtё i zoti qё tё mbyllё kёto konflikte. Ai ka dёgjuar se do tё hidhen nё qiell satelitё dhe puna e pronave do tё rregullohet qё harta bazё do tё gjeje veten e saj shkencore. Shkeljet, fajet profesionale teknike. kanё zёnё njёra mbi tjetrёn. Ndёrtimet antiligjore mbinё mbi njё ngrehinё pa themel. Shteti nuk ishte nё gjendje qё tё menaxhonte kёtё trup pёrbindёsh qё e kishte mbёrthyer territorin e pamenaxhuar dot dhe gjithnjё kёrcёnues. Kёshtu erdhi ALUIZNI me shkronja tё mёdha dhe investime pёrparёsore.
Ndёrkaq ky organizim sёrish gjeneronte sё brendshmi mundёsi tё mёdha korruptive. Vemendjen e mori ai proces kur ndёrtimet antiligjore u bёnё kreu, por ato nuk realizuan dot njё integrim gjeodezik. Kjo ishte njё barbari tjetёr hartografike. U rihap edhe mё shumё mundёsia korruptive, nё dritё tё diellit. Rёndesa nё Kadastёr nuk u rregullua kurrё, por u pёrkeqёsua mё tej. Mbi trupin e njё harte bazё rakitike ALUIZNI, bёri njё shtresёzim tё ri, nga duar tё drejtuesёve qё morёn frerёt politikё tё menaxhimit kadastral e shtuan edhe mё shumё kaosin, por, ama, realizuan objektivat e integrimit tё ndёrtimeve paleje tё mijra qytetarёve.
Nё Ultёsirёn Perёndimore ёshtё bёrё mё shumё pёr integrimin hartografik tё sistemit tё Hartёs Bazё me pёrdorim tё ortofotove. Ndryshime kanё dodhur edhe nё hapёsirat qytetore ku ёshtё kryer fotografimi me avion dhe dron; po nё pёrgjithёsi situata ka mbetur e rёndё. Shqipёria Kodrinore dhe malore, janё nё ‘shenjtninё e tyne’ ku pronat nuk njohin njёratjetrёn.
Ditёt e fundit u fol pёr njё ndёrhyrje tё teknologjive tё reja tё mundёsohet njё kontakt online me lёndёn e ta dhёnave tё Kadastrёs, ku tё mos kontaktohet me korrupsionin qё ndodh rёndom. Ёshtё e duhur si emergjencё qё drejtuesit kadastrorё, Institucionet dhe Universitetet duhet tё pёrcjellin tek Kryeministri plagёt e sistemit, dhe hapat prapa, duke nxjerrё nё pah tё vёrtetat si njё identifikim jetёsor i problemeve tё pronёsisё.Nuk mund tё mbulojё digjitalizimi qё po kryehet, se ai ka vendin e tij, por duhet riparohet sistemi. Njё proces vijon, me lule tё reja hartash, statistikash, etj qё sёpari duan orjenimin fillestar se ku ndodhen.
Nё vend tё epilogut!
Si t’ia shpjegoj kёto kryeplakut tё Kremenarit!? Se ai ka besim tek ata “ustallarёt e qiellit” ( …e ka fjalёn pёr aatelitet!…) qё tё shohin nga ana e anёs, pёr tё gjetur se ku ёshtё dhe ku bёhet e keqja. Ai pёrsёrit, se ka shpresё, se mё sёfundi prona do tё vejё tek i Zoti, me shkresa dhe me shёnim nё gurёt e kufirit. Ti mos u mёrzit o kryeplak i mirё! Para se tё flasim me Satelitёt hapsinorё, qё tё zotёrohet sistemi i tёrёsisё pronёsore, do tё duhet qё edhe njё herё tё hetohet dhe tё takohet, shtrati gjeodezik dhe themeli i sistemit tё Kadastrёs Kombёtare, vёrtetёsia e secilёs hollёsi nё natyrё, me tё gjitha metodat e nё ndёrthurje tё tyre, nё orjentimin gjeodezik, kombёtar dhe ndёrkombёtar, nё mbyllje tё vijave dhe figurave, tё ndarjeve pronёsore, fqinjёrinё e tyre, pёrmasat koordinative, sipёrfaqe e çdo statistikё tjetёr, tё integrimit figuror tё ndёrtimve antiligjore,ndёrtesat nё troje tё banimit arat, llojet e dherave, livadhet, kullotat, relievin, burimet e ujit etj etj…e po kёshtu, qoftёlarg, parcelat e kanabisit, gjurmё tё veprave kriminale etj etj. Kjo puna e Satelitёve…ёshtё ‘gjёndёrr pёrmbi bisht’
PS. “Po tё nis njё pjesё tё Kremenarit, ku ndodhet edhe shtёpia jote, tё cilёn sapo e nxora nga satelitё tё Google Earth, me njё saktёsi identifikimi 0, 25 cm. Pёr tё treguar se kadastrorёt e kanё edhe orjentimin nga hapёsira. Sy kemi po dritё nuk kemi o kryeplaku im!”