Luizi fenomen edhe në Kosovë/ Albin Kurti pyetet për të, ja çfarë thotë kryeministri

Kryeministri i Kosovar Albin Kurti, nuk i ka shpëtuar pyetjes rreth “fenomenit Luizi Ejlli”.  Ai është pyetur mbrëmjen e djeshme  në “Debat Plus” nëse i pëlqen banori i shumëpërfolur i “Big Brother VIP Albania”, Luzi Ejlli.

“A të pëlqen Luizi i “Big Brother Albania”?-  ishte pyetja e qytetarit që Kurtit, ia lexoi gazetari. Kurti iu përgjigj duke thënë se nuk e ndjek spektaklin dhe se nuk e njeh këngëtarin.

“Për besë nuk e ndjek, ndoshta është keq se nëse ndiqet aq shumë duhet ta di edhe unë se çka po ndjek populli”, u përgjigj Kurti.

Kujtojmë se më herët është pyetur edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka lavdëruar këngëtarin shkodran, duke e quajtur mjeshtër dhe të talentuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT