Lumi Vjosës u shpall Park Kombëtar, Jamarbër Malltezi ngre pyetjet: Po harta ku është? Cila pjesë mbrohet?

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar në lidhje me shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

Malltezi me në të një postimi në rrjetet sociale thotë se, përveç deklaratës së Edi Ramës, nuk ka një hartë që tregon se cila pjesë mbrohet,  dhe nuk ka asnjë masë për të ndaluar ndotjen dhe shfrytëzimin e Vjosës.

Postimi i plotë i Jamarbër Malltezit:

Lumin Vjosa e shpalli Park Kombetar para 3 ditesh. Po Harta ku eshte? Cila pjese mbrohet? Ne Park Kombetar nuk lejohet te kete ndotje, por:

  1. Ujrat e zeza te Gjirokastres, Tepelenes, Permetit dhe Memaliaj (si edhe dhjetera fshatra gjate udhes) derdhen ne Vjose (0 impiant trajtimi ujrash te zeza)
  2. Industria e naftes derdh mbetjet nga nxjerrja e naftes (psh Gorishti) – 0 impiant trajtimi ujrave te ndotura para se te derdhen ne vjose
  3. Gurore te vellait te Piro Lutaj ne Pocem dhe Kapllan-pallatit ne varibob mu buze Vjoses e nuk ua ndjen fare per ligjin se i japin rryshfet e vota rames.
  4. Po me HEC Kalivac dhe HEC pocem qe ua dha rama turqve cfare po behet? HEC ne park Kombetar?

Vjosa: Park apo fasade? A eshte publike HARTA e Parkut Kombetar? A lejohen te derdhen ujrat e zeza te qyteteve ne Park Kombetar? A lejohet te derdhen mbetjet e naftes ne PK? A lejohen gurore qe marrin zhavorret lumore ne PK? A lejohen Hidrocentrale ne PK? Keto nuk lejohen. Duhen anulluar Guroret, HECet, ndotja e naftes dhe fillimin per impiantet e trajtimit te ujrave te zeza. Deri atehere je ne mashtrim e tallje te gjithe publikut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT